“Shkova në mësim por auditori ishte bosh, pamja më emocionuese”, profesori prek me fjalët e tij

Pedagogu i degës së Historisë, Romeo Hanxhari, është emocionuar nga protesta e studentëve kundra tarifave të larta.

Ai ka bërë një shkrim të gjatë, ku tregon se nuk mund ta përmbajë dot emocionin që i jep diçka e tillë.

Hanxhari shkruan:

Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog.U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI!”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto