Pse nuk hapen kufijtë me Shqipërinë e shëndoshë e të pastër

Europë,

U njoha me vendimin se nuk i lejon Shqipëtarët të lëvizin lirshëm pas pandemisë. E pyes veten, pse? Thuhej se qytetarët Shqipëtarë mund të infektojnë qytetarët Europianë.

Europë ! Ke krijuar një model-iluzion fals se Ti dhe qytetarët e tu shkëlqejnë kudo madje edhe në mbrojtjen nga Covid19.

Por Çezarit duhet ti japim atë që i takon Çezarit.

Vërtet shtetet e Europës kanë kontribute në cilivizim , në shkencë, në kulturë e në të gjitha hallkat e formacionit ekonomiko- shoqëror të një shteti. Por, dhe në Shqipëtarët nuk ngelemi mbrapa sepse kemi disa vlera që shtetet Europiane duhet ti pranojnë se nuk ma do mendja që të mos i dinë edhe pse nuk duan ti pohojnë.

Sa shpejt harron zonja Europë… Më lër t´ju rikujtoj…

Cili komb ka duruar mbi historinë e tij kaq luftra të përgjakëshme për mbijetesë? Cili komb është sakatuar e ndarë në copa si Shqipëria aq sa në çdo cep të kufijëve të saj kufizohet me shqipëtarë? Cili komb i ka dhënë më shumë Krishtërimit sa Gjergj Kastriot Skënderbeu i shqipëtarëve? Cili komb ka një gjuhë aq të vjetër e të pasur sa kombi shqipëtar? Cili komb i ka dhënë botës aq “Nobel” e kandidatë për të tillë e krahasuar kjo me numrin e popullsisë? Cili popull është aq fisnik e bujarë sa Shqipëtarët? Po ky popull, kaq i vogël e i shtypur i ka dhënë botës një shenjtore si Gonxhe Bojaxhi e njohur ndryshe si Nënë Tereza?

Këto që citova, Europa plakë, i di mire por… shqipetarët nuk pranohen në bashkësinë Europian!

Shqipëtarët e Kosovës nuk lejohen të kalojnë në Europë pa viza. Tani së fundi na del se gjoja shqipëtarët infektokan Europën me Covid19.

Po kush e solli virusin ? Shqipëtarët? Po Sidën? Sëmundje që po marrin jetë cdo ditë? Bëjeni bilacin se ju flasin vetë shifrat.

Atëherë, zonja Europë, hapi të dy veshët dhe dëgjo!

Hapi të dy sytë dhe shiko, mundësisht bëji lavazh dhe mendjes

Shqipëtarët janë rraca më e pastër në botë për nga sëmundjet!

Në Shqipëri ekzistojnë vetëm sëmundjet tradicionale të njeriut!

Ju shkëlqeni në ambientet e jashtme, gjë të cilën edhe ne po e arrijmë ,por ne shkëlqejmë në ambientet e brendesheme (banesat) ku jetojmë.

Pastërtia dhe imunizimi nga sëmundjet reflektohen në gjithë Ballkanin si ne Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi etj.

Ne, këto që Unë po përmend i kemi reale dhe jo iluzione e propogandë madje qytetarët Europianë që vijnë në Shqipëri i shikojnë, I prekin dhe I shijojnë.

Shqipëria është një perlë e Ballkanit ku ju vini dhe e shikoni me zili deri në momentin që Ne duhet të vimë tek ju.

Europa duhet ta dijë mirë se shqipëtarëve u ka shumë borxhe të cilat duhet ti shlyejë sa më parë.

Shqipëria është copëtuar nga Europa!

Luftërat ndër shekuj janë nxitur nga shtetet Europiane për interesa të tyre, e sot na prezantoheni si të pa arritshëm.

Shqipëria ju ka njohur dhe ju njeh mirë madje dhe gjithmonë ju ka shtrirë dorën e miqësisë plot dashamirësi e bujari e Ju akoma gjeni apo më mirë sajoni një sebep ti mbani larg shqiptarët. Pse? Kjo pyetje gjithmonë qëndron në mendjet e shqiptarëve e në tavolinat Tuaja. Përgjigja duhet të vijë nga Ju!

Shqiptarët gjithmonë do t´ju presin me respekt ,me besë ,e dashuri ,por duke ju thënë të vërtetën në sy dhe me emrin e saj.

Nga Silvana BEGAJ

Ju mund të pëlqeni dhe këto