Flower
Flower

“Integrimi i Jetimëve, lufta e gjithë shoqërisë”

Nga Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, Lulzim Resuli

Prej vitesh flitet pa fund per femijet pa kujdes prinderor per programet e kujdesit qe aplikohen, por SOT kjo situate nuk ka zjidhur situaten e femijeve edhe eshte emergjente INTEGRIMI REAL i tyre.
Shoqeria shqipetare prej vitesh po vuan nje plage te madhe dhe te thelle asaj te vecantimit te pjeses me te pafajshme, atyre te femijeve pa kujdes prinderor duke qene e pambrojtur ligjerisht dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve te shumta. Te jetosh pa kujdesin prinderor qofte kjo pa te dy prinderit apo njerin nga prinderit eshte dhimbje shpirterore e cila gdhendet pergjithmone duke i bere pyetjen vetes “Pse une? … Kjo sjelle edhe pasoja te renda qe shkaton si mosformimi i duhur, te qenit i pa lumtur edhe masa e tmershme e frikes per pasigurine dhe deshires per te jetuar duhet te angazhoje te gjithe shoqerine, institucionet publike dhe ligjdhenese per te mbeshtetur ne cdo forme per minimizimin e tyre.
Ne Shqiperi numri i femijeve me mungese te kujdesit prinderor shkon ne rreth 31.000 femije edhe sot nen siglen e Shoqates Kombetare te Jetimeve te Shqiperise, te ciline e drejtoj, prej 1990 kemi luajtur rol te rendesishem ne kuader te Shoqerise Civile per permiresimin e jetes se tyre pasi jemi te shtrire ne te gjithe qytetet e Republikes se Shqiperise, Jemi Anetare ne Komisionin per dhenien e Statusit te Jetimit prane Sherbimit Social Shteterore dhe Anetare ne Komitetin e Biresimi. Gjithashtu fale mbeshtetjes se gjere te shoqerise, Komitetit te Bashkuar Kuvajtian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Komunitetet Fetare, Organizatat Patnere dhe Bamirese, Ministrite e Linjes, Pushteti Lokal, Biznese dhe Individe kemi ofruar per 24.000 femije jetime mbeshtetje financiare mujore, paketa ushqimore baze, ndertimin edhe rikonstruksionin e shtepive, mundesine e mjeteve didaktive dhe sigurimin e tekseve shkollore, veshmbathjet, bursa te studimit, kurse te ndryshme profesionale dhe te gjuheve te huaja etj.

Objektivi kryesor personal dhe ekipit tim eshte qe ti japim fund luftes te perditshme per ndryshimin e ligjit 8153 “Per Statusin e Jetimit” si shtylla kryesore qe ka penguar integrimin e femijeve pa kujdes prinderor. Ky ligj qe prej krijimit te saj nuk ka pesuar asnje ndryshim te vetem dhe per fat te keq edhe nuk ka gjetur zbatushmeri. Perpos kesaj ky ligj ka ndare edhe kete kategori duke lene jashte saj pjesen me te madhe te saj rreth 93% te tyre duke i shkaktuar edhe problemin me te madh asaj te mosperfaqesimit.
Ndryshimi qe kerkojme edhe kemi propozuar se bashku me organizatat patnere dhe grupit te te rinjeve perfaqesuar nga i riu i rritur ne SoS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, Alfred Muharemi orientohet ne zjidhjen e tre shtyllave kryesore si Arsimim, Punesim dhe Strehim te garantuar.

20 Maji eshte Dita Kombetare ne Ndihme te Femijeve Jetime dhe kjo dite duhet te na sjelle vemendjen gabimet qe kemi bere edhe sa shume i detyrohemi femijeve. Kjo dite apeli na sherben per te pasqyruar realisht gjendjen e tyre edhe te luftojme per te ndaluar vuajtjen e perditshme qe pikellon ne zemrat e tyre, ti fuqizojme ekonomikisht – edukues, sepse nese nuk mundemi ta realizojme, smund te flitet per integrim te kesaj kategorie cka me te drejte ve ne pikepyetje e dileme edhe integrimin e gjithe shoqerise drejt Bashkimit Evropian.

Ju mund të pëlqeni dhe këto