Vetitë e shkëlqyera të shalqirit për shëndetin dhe disa mënyra unike si mund ta konsumoni atë

Nga dietologe Viktoria Naco

Shalqiri pa diskutim që është simbolizuesi i verës. Ai jo vetëm e hidraton trupin sepse është 92% ujë, por edhe përmban vitamina mjaft të mira si: vitamina C, A, B1, B5, B6 dhe kalium magnes.

Po ashtu, shalqiri ndihmon në shëndetin e lëkurës e të flokëve, në uljen e presionit të gjakut, si edhe ndihmon në shëndetin kardiovaskular e atë të kockave.

Ndër të tjera, shalqiu ka veti anti-imflamatore dhe antioksiduese. Më poshtë mund të gjeni disa ide se si ta konsumoni atë në mënyra të ndryshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto