U bllokua në trafik, kjo grua vendos të bëjë banjo dielli në asfalt

Një grua nga Anglia ka vendosur që të bëjë diçka aspak të zakontë, teksa ishte bllokuar në trafik për 3 orë rresht.

Lily Willetts dhe partneri i saj, Sam Wadsworth, u bllokuan në trafik pasditen e së shtunës teksa ishin duke shkuar në Blackpool, si pasojë e një makine që kishte bërë aksident.

Vapa dhe temperaturat e larta ishin të padurueshme, ndaj Lily vendosi që të përfitonte nga moti i mirë për të marrë disa rreze dielli.

27 vjeçarja vendosi një batanije në asfalt pas makinës së saj dhe u shtri në tokë, duke bërë kështu banjo dielli.

Përveç këtij çifti, në rrugë ishin edhe me mijëra njerëz të tjerë, të cilët kanë qëndruar në makinat e tyre duke u përballur me të nxehtin e madh.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto