Skandaloze/ Po hante drekën, burrit i shpërthen iPhone i fundit në xhepin e pantallonave (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio, SHBA, ku një burri i ka shpërthyer iPhone XS Max në xhepin e pantallonave.

Josh Hillard ka qenë duke ngrënë drekën në punë kur ka ndjerë një nxehtësi në xhepin e pantallonave dhe më pas iPhone ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht Josh shpëtoi pa lëndime edhe pse rreziku ishte i lartë, por në momentin që ai u paraqit në dyqanet e Apple, askush nuk i dha një përgjigje të qartë.

“Përveçse kam pritur me orë të tëra për t’u bërë kontrolli i telefonit, më thanë se pasi smartphone-i të kalojë në kontroll inxhinierik, atëherë mund të merrja një zëvëndësim”, tha Hillard.

Si pasojë, Josh ka vendosur që ta çojë këtë çështje në gjykatë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh me produktet e Apple.

Ju mund të pëlqeni dhe këto