Flower
Flower

Skandali i rradhës në rrjetin social gjigand, të dhënat tuaja personale janë në rrezik

Në një njoftim të fundit, Facebook ka bërë të ditur se fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve janë ruajtur në bazën e të dhënave nga kompania me tekst, duke rrezikuar kështu llogarinë e tyre.

Përgjithësisht, fjalëkalimet maskohen me një format të palexueshëm, por tashmë pëdoruesit e Facebook Lite, dhjetëra miliona përdorues të Facebook dhe të Instagram, mund të jenë prekur nga ky gabim.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Brian Krebs, është shprehur se mijëra punonjës të Facebook kanë mundur të lexojnë fjalëkalimet e njerëzve të ndryshëm.

Ndërkaq, Facebook është shprehur se po kryen një hetim mbi këtë situatë, ndërsa thotë se punonjësit e Facebook nuk e kanë keqpërdorur aksesin ndaj këtyre të dhënave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto