Rekord teknologjik/ Lidhet celulari me Wi-FI 700 km larg

Së fundmi, Universiteti Politeknik i Torinos ka vendosur një rekord teknologjik me shpikjen e lidhjesWËi-Fi përmes një sensori dhe një marrësi 700 km larg.

Konkretisht, kjo lidhje është vendosur mes Sardenjës dhe Spanjës. Eksperimenti ka filluar që në vitin  2017 dhe është kryer nga iXem Labs, që janë angazhuar në kërkimet në fushën dixhitale.

Kjo është bërë për të krijuar një sistem autonom dhe alternativ për mbledhjen e të dhënave celulare të zbatueshme, edhe në largësi, pavarësisht nga disponueshmëria e energjisë dhe kushtet e mbulimit.

Që sistemi të jetë i qëndrueshëm dhe i riprodhueshëm, kërkohen dy karakteristika thelbësore: konsumi shumë i ulët i energjisë dhe lidhjet në distanca të gjata.

Për ta bërë eksperimentin real, sensorët janë zvogëluar në minimum, të pajisur me antena shumë të vogla (më pak se 2 cm) me energjinë e furnizuar nga dy bateri të thjeshta, alkaline dhe jo të riparueshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto