Po bën kërdinë/ Filteri për ndërrim gjinie bëhet viral, Snapchat fiton me miliona përdorues

Aplikacioni Snapchat njihet për filterat e tij që të zbukurojnë në fytyrë, të fshehin ndonjë difekt ose të vendosin emoji të ndryshme.

Mirëpo, disa javë më parë, Snapchat nxorri një filter që të ndryshon tiparet e fytyrës dhe nëse je mashkull, të bën femër në fytyrë dhe e anasjellta.

Ky filter është bërë aq viral në internet, saqë Snapchat ka siguruar plot 7 milionë përdorues të rinj të këtij aplikacioni. Për t’i mbajtur përdoruesit, ky aplikacion ka shtuar dhe një tjetër filter, që të kthen në një version fëmije të vetes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto