Flower
Flower

Përplasje e fortë ‘titanësh’/ Apple ironizon keq Facebook-un, reagimi i Zuckerberg nuk pritej

Tim Cook, CEO i Apple, ka bërë shumë zhurmë pasi deklaroi në Samitin Time 100 se njerëzit duhet t’i përdorin sa më pak telefonat dhe ka ironizuar rrjetin sociale “Facebook”.

 “Mjaft e përdorët Facebook kaq shumë.”, ka thënë ai, duke u sugjeruar përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet ne celular.

Unë e pyes veten: Vërtetë më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë. Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar. Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë”, ka thënë ai.

Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Tim Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit.

Nga ana tjetër, Facebook ka reaguar menjëherë, pasi thuhet se Zuckerberg u ka kërkuar punonjësve të tij që mos të përdorin iPhone, por të shkojnë tek Android.

Ju mund të pëlqeni dhe këto