Përdoruesit e Apple të kenë kujdes: Siri iu përgjon gjatë marrëdhënieve intime

Ditën e mërkurë, Apple i kërkoi falje përdoruesve që kishte kontraktuar palë të treta për të dëgjuar regjistrimet audio që merren nga Siri, asistenti virtual i kësaj pajisje.

Apple prej kohësh ka punësuar njerëz që të dëgjojnë regjistrimet e Sirit në mënyrë që të rrisi performancën e asistentit.

Por, mesa duket Siri regjistron në mënyrë rutinë dhe njerëzit duke kryer marrëdhënie intime apo marrëveshje droge a informacione konfidenciale.

“Ne e kuptojmë se nuk kemi jetuar plotësisht me idealet tona të larta dhe për këtë kërkojmë falje”, ka bërë të ditur kompania të mërkurën.

Kështu, Apple ka pezulluar të gjitha regjistrimet pasi dikush e ekspozoi këtë praktikë të kompanisë në gazetën “The Guardian” gjatë muajit qershor.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto