Nuk shpenzon as naftë e as benzinë, kjo është ‘bisha’ që Mercedes pritet të lançojë

Modeli më i ri i makinës elektrike nga kompania “Mercedes”, pritet të hidhet në treg. Emri i saj është “EQV”, ndërsa ajo do të jetë një rivale e mirë e makinës Tesla, Audi e Jaguar.

Pritet që modeli të prezantohet në mars të 2019, ndërsa “Mercedes” ka zbuluar tashmë disa foto të kësaj makine.

Në fotot e publikuara dallohet se ‘’bisha’’ e re e ‘’Mercedes’’ është në ngjyrë të bardhë, por ende nuk dihet nëse kjo kompani po punon për ndonjë model në ngjyrë të zezë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto