Flower
Flower

Nuk punuan për orë të tëra, zbulohet shkaku i mosfunksionimit të Facebook dhe Instagram

Dy ditë më parë, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, shfaqën probleme serioze në përdorim. Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në Evropë raportuan se nuk mund të ngarkonin dot foto, të shihni statuset, fotot dhe videot.

Ky problem zgjati më shumë se 10 orë. Pavarësisht se tani është rregulluar, qindra mijëra ankesa u regjistruan të mërkurën mbi këtë problem.

Së fundmi, Facebook ka bërë të ditur për “The Sun” se ka pasur një problem me aplikacionet e tij. “Ishim duke punuar sa më shpejt të ishte e mundur”, ka bërë të ditur Facebook.

Mësohet se ky mosfunksionim i rrjeteve sociale preku më shumë përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Qëndrore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto