Nuk është Instagrami, ja kush është rrjeti social që është më i përdoruri në Shqipëri për 2019

Media italiane “Il Sone 24” ka publikuar një hartë botërore të rrjeteve sociale për 2019, e cila ka bërë të ditur se kush nga to përdoret më shumë.

Kështu, sipas analizës së Vincenzo Cosenza, një ekspert italian i mediave sociale që për vite me rradhë mbledh të dhënat publike të rrjeteve sociale nëpërmjet platformës “Alexa”, rezulton se në Shqipëri, rrjeti social më i përdorur është Facebook.

Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.

Facebook është më së shumti i përhapur në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë, në Indi dhe Australi.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktivë në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktivë në muaj. Të dy udhëheqin në shtatë shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Ndërsa në Kinë rrjeti më i përhapur është Qzone. Në Rusi, rrjeti social më i përdorur është V Kontakte.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një kërkimi të drejtuar nga Pew Research, tre persona në katër nuk janë ende të njohur me mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook, Facebook u vendos nën akuza se ka ofruar mbi bazën e tij të të dhënave ndaj një listë grupeve të ndryshme të interesit.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndërpersonal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: ËhatsApp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8%) dhe Instagram (6%). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4%.

Instagrami është rrjeti social i dyti më i përhapur më botë. Në 58 vende rrjeti social ka dyfishuar prezencën e tij duke lënë pas rrjetet e tjera dhe numëron rreth 1 miliardë përdorues./Monitor

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto