Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Samsung ka prezantuar Note 10 dhe Note 10+. Ashtu si linja S, Note është ndarë në dy pajisje të ndryshme (në fakt tre nëse konsiderojmë modelin 5G). Modeli standard Note 10 bëri një hap pas në madhësinë e ekranit.

Modeli bazë kalon nga 6.4 në 6.3-inç por pse? Samsung beson se një ekran më i vogël e bën pajisjen lehtësisht më të përdorshme. Por duke parë që Note 10+ ka të njëjtën madhësi të Note 9, përdoruesit menjëherë e kuptojnë sesa kompakt është Note 10.

Është një telefon i bukur. Samsung ka punuar më shumë me kurbat, duke lënë një kornizë thuajse inekzistente. Prerja e kamerës në S10+ është hequr në favor të një vrime të vogël në qendër të ekranit. Samsung tha se ka hequr dorë nga një kamër selfie e dyfishtë për të përmirësuar një kamër të vetme përmes softuerit dhe inteligjencës artficiale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto