Mjekët japin alarmin për meshkujt: Mos e mbani më celularin në xhep, ju sjell efekte negative në…

Shkolla mjekësore e Technicon në Haifa, Izrael, ka bërë një zbulim tronditës lidhur me efektet negative që celulari sjell tek meshkujt.

Sipas këtij studimi, mbajtja e smartphone-ve në xhep tek meshkujt u jep goditje serioze spermës së një burri, duke e bërë atë më pak pjellor.

Ekspertët e fertilitetit ekzaminuan 100 meshkuj, të cilët ishin duke vizituar një klinikë fertile për një vit dhe gjetën se meshkujt që vendosnin telefonat në xhepat e pantallonave po “gatuanin spermën” dhe në mënyrë të konsiderueshme ulnin nivelet e saj.

Studiuesit mendojnë se kjo është duke u shkaktuar nga aktiviteti elektromagnetik që telefoni prodhon.

Studimi gjithashtu zbuloi se burrat që flinin me telefonin në shtratin e tyre, kishin rënie në nivelet e spermës në krahasim me burrat që nuk flinin me telefonat në afërsi të tyre.

Ndërkohë, një studim i ngjashëm që shqyrton efektet që kanë smartfonët tek fertiliteti i femrave ende nuk është zhvilluar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto