Kundër lajmeve të rreme, ja ç’do ndodhë nëse dërgoni një mesazh tek 5 persona njëkohësisht në WhatApp

WhatsApp ka rritur kufizimet e shpërndarjes së një mesazhevi tek disa përdorues njëkohësisht. Kjo masë është marrë në kuadër të situatës së pazakontë që është krijuar në botë, për të bërë  të mundur ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme mbi Covid-19.

Mediat e huaja kanë shkruar se ky ndryshim i ri i është risi për aplikacionin më të përdorur “WhatsApp”, duke mundësuar frenimin e të bërit virale një foto, video, mesazh me  tekst apo  audio.

Pran në këtë mënyrë një person nukk mund ta dërgojë më një mesazh tek 5  të tjerë por vetëm tek nëj individ.

Megjithatë kjo është një mënyrë gjysmë e kufizuar pasi sërish përdoruesit kanë mundëësinë t’i dërgojnë mesazhet tek secili person pa kufizim.

“A është dërgimi gjithmonë negativ? Sigurisht jo. Ne e dimë se shumë përdorues përcjellin informacione të dobishme, video qesharake, meme, reflektime ose lutje që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Javët e fundit, njerëzit e kanë përdorur gjithashtu WhatsApp për të organizuar manifestime publike në mbështetje të atyre që punojnë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor. Megjithatë, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të mesazheve të dërguara të cilat, sipas përdoruesve, mund të kontribuojnë në përhapjen e dezinformatave. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësohet përhapja e këtyre mesazheve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto