Kujdes: WhatsApp po përgjohet, si ta kuptoni nëse jeni prekur dhe si të mbroheni nga rrezikshmëria

Aplikacioni i famshëm i mesazhimit, WhatsApp, ka bërë me urgjencë një përditësim sigurie pasi është rrezikuar nga hakerat.

Ditën e martë, kjo kompani zbuloi se sul.muesit kibernetikë po instalonin një kod të dëmshëm tek përdoruesit, i cili transmetohej nëpërmjet një telefonate, të cilës edhe nëse nuk i përgjigjeshe, përsëri do të prekeshe.

Cilët celularë janë prekur?

Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues rreth e qark botës të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Windows dhe pajisjet Tizen.

Si ta zbuloni nëse jeni prekur?

Numri i saktë i personave të prekur nuk dihet ende. Por, sipas kompanisë, nëse nuk keni marrë ndonjë telefonatë nga persona të panjohur, atëherë mund të mos jeni prekur.

Si të mbroheni?

WhatsApp e ka rregulluar tashmë problemin, por që të jeni të sigurt duhet që të instaloni përditësimin e fundit të aplikacionit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto