Jeni të varur nga Facebook? Ky studim i ri do t’ju bëjë të hiqni menjëherë dorë nga rrjetet sociale

Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën, ku me miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në këtë rrjet social. Shumë njerëz e kontrollojnë aq shpesh atë, saqë kanë krijuar një varësi që ndoshta nuk e kuptojnë.

Së fundmi, një studim i ri  na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook. Studimi quhet “The Welfare Effects of Social Media” dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç’aktivizojnë llogaritë për një muaj.

Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për t’i pyetur sesi ndiheshin. Ç’aktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndjenin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe.

Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij, njofton PCW.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto