I kapën duke përdorur iPhone, kompania “Huawei” merr vendimin drastik ndaj punonjësve të saj

Dy punonjës të kompanisë kineze të smartphone-ve, “Huawei”, kanë marrë sanskione pasi u gjetën duke përdorur iPhone, smartphone-i që prodhohet nga rivali më i madh i Hauwei-t, Apple.

Sipas disa burimeve, punonjësit e kanë përdorur iPhone për të publikuar disa mesazhe në profilin në Twitter të kësaj kompanie. Raportohet se incidenti ndodhi më 1 janar, kur kompania publikoi urimet e Vitit të Ri që i drejtoheshin abonentëve të saj në rrjetin social.

Mesazhi “Happy #2019” i nxjerrë nga “Huawei” shoqërohej me një shënim të vogël që tregonte se ishte dërguar nga “Twitter për iPhone”.

Marques Brownlee, një youtubër i famshëm amerikan, bëri një fotografi dhe e shpërndahu me tre milionë ndjekësit e tij. Menjëherë pas shpërhapjes së informacionit, firma kineze e fshiu mesazhin original.

I punësuari që bëri këtë gabim dhe kreu u marketingut në internet u gjobitën me 640 euro për shkak të impaktit negativ që kishte ky incident.

Ju mund të pëlqeni dhe këto