Fitoi 5.6 miliardë dollarë në tre muaj, ky është aplikacioni që u përdor më shumë gjatë pandemisë

Aplikacioni “Tik Tok” është rrjeti social që u përdor masivisht nga njerëzit gjatë periudhës së karantinës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kompania ka raportuar një fitim prej 5.6 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit 2020. Kjo kompani është vlerësuar së fundmi me një shifër prej 100 miliardë dollarësh në botë, duke u bërë kështu kompania privatë më e vlefshme në botë.

TikTok mblodhi 315 milion instalime në Q1 2020, duke vendosur një rekord për shkarkimet më të mëdha që çdo aplikacion ka pasur ndonjëherë në një tremujor të vetëm.

Aplikacioni ka vazhduar suksesin e tij për memes të gjeneratës Z dhe kulturës së internetit, dhe kohët e fundit tejkaloi 2 miliardë shkarkime globale gjatë gjithë kohës në pajisjet iOS dhe Android.

Ju mund të pëlqeni dhe këto