Flower
Flower

E keni ves të hani shumë apo të rrini me orë të tëra në internet? Ky byrzylyk iu jep shok elektrik nëse e teproni

Amazon ka nxjerrë në treg një byrzylyk shumë të veçantë, i cili do të shërbejë për të gjithë ata persona që e teprojnë me të ngrënin ose me kohën që qëndrojnë në internet.

Në rripin e këtij byrzylyku ndodhet një përçues elektrik, i cili iu jep shok elektrik nëse e teproni me zakonet tuaja të këqija dhe që mund të ndihmojë në lënien e duhanit.

Për të qenë më efikas, një aplikacion shkarkohet nga miqtë tuaj dhe i mundëson ata që t’i tërheqin vëmendjen përdoruesve nëse janë duke bërë veset e tyre.

Ky byrzylyk quhet Pavlok, ka një fuqi prej 350 voltësh dhe do të kushtojë rreth 242 dollarë amerikan.

Ju mund të pëlqeni dhe këto