E dinit? Kjo është arsyeja përse nuk mund të qeshni në fotot e pasaportës

Në një njoftim, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit civil, ka bërë të ditur se fotot e pasaportave duhet të kenë gjithmonë një shprehi neutrale në fytyrë.

Kjo për arsye sepse fotot përdoren nga sistemet e njohjes së fytyrës dhe nga punonjësit e pikave doganore për të bërë krahasimin mes njerëzve.

Kur p.sh goja është e hapur në një foto pasaporte, kjo e vështirëson punën e aparaturës që ka si funksion njohjen e fytyrës apo të punonjësit të pikës kufitare që duhet të bëjë krahasimin me sy. Në funksion të këtij sistemi janë edhe përmasat e fotos, ndriçimi, sfondi i fotos etj.

Në këtë mënyrë, makineria që skanon foton bën një hartë matematikore duke llogaritur distancën mes syve, hundën etj. Çdo gjë që fsheh ose shtrembëron këto elemente, si p.sh. vënia e syzeve apo edhe buzëqeshja, redukton efektivitetin e algoritmit që përdoret. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me njerëzit që duhet të bëjnë krahasimin mes personit që kanë përballë dhe personit të fotografuar në pasaportë. Realisht, pak persona janë të buzëqeshur kur zbresin nga avioni pas një udhëtimi 12 orësh ose kur merren në pyetje në kufi.

Ndaj, fotoja e pasaportës duhet të jetë me shprehi neutrale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto