Do të ndryshojë tërësisht/ WhatsApp së shpejti me përditësimin që askush nuk e do

Një nga aplikacionet më të preferuara të mesazhimit në botë, WhatsApp, do të ndërmarri një përditësim të ri që shumë veta nuk e dëshirojnë.

Duke filluar nga viti 2020, në këtë aplikacion do të lejohen shfaqja e reklamave. Në statuset që ju shpërndani në këtë platformë, do të shfaqen mesazhe e imazhe promocionale, njësoj si Instastory-s në Instagram.

Këtë lajm e bëri të ditur Facebook gjatë një konferencë të mbajtur më herët në këtë muaj. Kjo lëvizje është në kundërshtim me premtimin që bëri themeluesi i WhatsAp, Brian Acton, lidhur me reklamat.

Por, tashmë kompania njoftoi se duhen reklama në mënyrë që të gjenerojë të ardhura. Sipas Facebook, bizneset do të kenë mundësi që të kontaktojnë edhe direkt me konsumatorët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto