Flower
Flower

Dalin pamjet e para të Samsung Galaxy S10, 6 kamera dhe specifika të tjera të mahnitshme/ Foto

Samsung Galaxy S10 është një nga smartphone-t më të shumëpritur të këtij viti, i cili pritet që të lançohet në fillim të 2019-ës.

Ndërkaq, së fundmi po qarkullon një foto e Galaxy S10 nga “91 Mobiles’, në të cilën shfaqet një telefon me gjashtë kamera në total; 4 prej tyre ndodhen në pjesën e pasme dhe dy përpara.

Megjithatë një nga detajet më interesante qëndron tek fakti se dy kamerat ballore janë shkëputur nga korniza e telefonit.

Një dizajn të tillë Samsung a ka paralajmëruar më parë dhe e quan Infinity-O ndërsa sot për herë të parë kemi një imazh i cili na tregon sesi do të ngjajë, raporton PCW.

Specifikat:

Specifikat e tjera të përfolura të Galaxy S10-ës janë:

Ekran 6.4-inç AMOLED

Rezolucion Quad HD

Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Version i ri ri “Face Unlock”

Portë 3.5mm kufjesh

Procesor Snapdragon 8150 ose Exynos 9820

Bateri 3,700 mAh

Imazhet tregojnë telefonin në një ngjyrë blu e cila debutoi me Galaxy S9 dhe S9 Plus

Ju mund të pëlqeni dhe këto