Studimi shokues! Nëse flini më shumë se 8 orë në ditë rrezikoheni nga…

Njerëzit të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë kanë më shumë gjasa të vdesin të rinj, ka zbuluar një studim shokues.

Ata që gjithmonë e teprojnë me orët e gjumit kanë gjasa të përfundojnë me një “çrregullim serioz të gjumit” që pengon frymëmarrjen e tyre.

Hulumtuesit e Universitetit Keele analizuan cilësinë e gjumit të tre milionë njerëzve nga viti 1970 deri në vitin 2017.

Shkencëtarët nga Manchester, Universiteti Leeds dhe Universiteti i East Anglia zbuluan se ata që flinin për më shumë se tetë orë do të rrisnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 44%.

Ju mund të pëlqeni dhe këto