Flower
Flower

Shokon ish-bashkëshortja e Elvis Presley: “Ai ka vrarë veten!”

Legjenda e rock-ut dhe një prej këngëtarëve më të famshëm në histori, ka kryer vetvrasje. Ish-bashkëshortja e Elvis Presley, Priscilla, ka rrëfyer se shkaku i vdekjes së këngëtarit nuk ishte një sulm kardiak siç u deklarua në gusht të 1977 kur ai ndërroi jetë, por u shkaktua nga vet ai.

Priscilla e ka bërë këtë deklaratë shokuese në dokumentarin e ri nga HBO, të titulluar “Elvis Presley: The Searcher”, që u publikua të shtunën. Në kohën e vdekjes Presley peshonte 158 kg dhe në trupin e tij të pajetë u gjetën diku tek 14 lloje të ndryshme ilaçesh në sasi të mëdha.

Rezultate imazhesh për elvis presley

Për një kohë të gjatë Elvis ka qenë nën ndikimin e drogave të ndryshme dhe pavarësisht përpjekjeve të familjes së tij për ta bërë atë që të largohej prej këtyre substancave, një gjë e tillë nuk u arrit kurrë. Ylli i rock-ut filloi të konsumonte substanca narkotike gjatë periudhës së shkurtër që u bashkua me ushtrinë e SHBA-së.

Imazh i ngjashëm

Duke folur për qëndrimin e tij në Gjermani, në shtator të 1958 kur ai ishte në Divizionin e Tretë të blinduar në Frankfurt, Priscilla ka rrëfyer: “I jepnin drogë ushtarëve atje që ti mbanin zgjuar. Bënin manovra në orët e vona të natës dhe kështu filloi, duke u bërë më pas i varur nga anfetamina për të gjithë jetë”.

Rezultate imazhesh për elvis presley in army

Elvis dhe Priscilla u martua në vitin 1967 dhe nga kjo martesë lindi vajza e tyre Lisa Marie. Por lumturia nuk zgjati shumë dhe çifti u divorcua në 1973. Në dy letra që këngëtari i kishte dërguar miqve të tij, që u zbuluan në 2017, gjendja psikologjike e emocionale e tij shfaqej mjaft e rënduar, dhe këngëtari shprehte pendimin e tij për largimin nga Priscilla.

Rezultate imazhesh për elvis presley

Jam i lodhur me jetën time dhe kam nevojë për një pushim të gjatë’, shprehje Presley.

Në një letër që datonte në janar të vitit 1977, shtatë muaj përpara vdekjes së tij, ylli i rock-ut pranonte vështirësitë me të cilat po përballej dhe dëshpërimin që nuk mund të rifitonte dot bashkëshorten e tij.

Rezultate imazhesh për elvis presley

Në një intervistë për Radar Online, Rick Stanley, vëllai nga nëna i Elvisit, ka mbështetur teorinë e vetvrasjes së artistit: “Letrat duken autentike. Për mua është e qartë që ai kishte në mendje të vetëvritej”.

Rezultate imazhesh për elvis presley daughter
Vajza e tij
Ju mund të pëlqeni dhe këto