Studimi/ Ja pse specat djegës duhen konsumuar më shumë, bëjnë “magji”

pecat djegës të kuq janë “çelësi” për të parandaluar goditjet në tru apo sulmet në zemër. Sipas një studimi italian, kush konsumon speca të kuq, e ka më të ulët riskun për të vdekur nga problemet me zemrën apo goditjet në tru.

Studimi është kryer nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të IRÇS në bashkëpunim me Departamentin e Onkologjisë dhe Mjekësisë Molekulare të Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë, Universitetit Insubria në Varese dhe Qendrës Mesdhetare të Kardiologjisë në Napoli.

Pjesë e studimit ishin 22.811 qytetarë të provincës Molise në Itali, nga ku rezultoi se ata që hanin speca të kuq djegës, prekeshin më rrallë nga sulmet në zemër.

Më konkretisht, rreziku i vdekjes nga goditjet në zemër për ata që konsumonin sistematikisht speca djegës u zvogëlua me 40%, ndërsa rreziku i vdekjes nga sëmundjet cerebrovaskulare siç është goditja në tru u ul me më shumë se 50%. Pra mesa duket, për një zemër dhe tru të fortë, speci djegës është zgjidhja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto