Studimi i frikshëm/ Do shokoheni nga sasia e plastikës që një njeri konsumon brenda një jave

Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Newcastle ka bërë një zbulim të frikshëm lidhur me pasojat e plastikës në mjedisin dhe jetën e njerëzve.

Në fund të këtij studimi, u zbulua se një person konsumon rreth 5 gramë plastikë çdo javë. Kështu, çdo njeri përtyp gati 2 mijë copëza të vogla plastike për javë, ose 250 gramë në vit.

“Ndonëse njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm për praninë e copëzave mikroplastike në ambient, ky raport tregon për herë të parë sasinë që konsumohet nga njerëzit”, ka thënë Tava Pallinisami, profesor në Universiteti e Newcastle.

Një nga burimet kryesore të këtij problemi vjen nga shishet e ujit dhe të lëngjeve, ku një pjesë e madhe e tyre konsumohen nëpërmjet kripës dhe prodhimeve të detit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto