Shokuese/ Mjekët bëjnë zbulimin e tmerrshëm brenda barkut gjigand të 28 vjeçares

Mjekët kanë ngelur të habitur kur kanë ekzaminuar një vajzë 28 vjeçe, e cila mendonte se ishte shtatzanë me 7 fëmijë.

Barku i saj ishte zmadhuar së tepërmi dhe pasi testet e shtatzanisë rezultuan negative, mjekët vazhdonin të insistonin se Keely Favell ishte shtatzanë.

Mirëpo, pas një operacioni të vitit të kaluar që zgjati 5 orë, mjekët arritën që të evidentonin dhe t’i hiqnin asaj një cist vezoresh që peshonte rreth 26 kg, një peshë kjo e barabartë me atë të 7 foshnjave të porsalindura.

Kellyt iu shfaq kjo gjendje që në vitin 2014, kohë në të cilën ajo mendoi se thjesht po shtonte peshë.

“Gjithmonë kam qenë pak e mbushur, dhe shtimi në peshë erdhi gradualisht pa u kuptuar.  Unë jetoj me partnerin tim Jamie Gibbins për 10 vjet dhe disa herë filluam të mendonim se mos isha shtatzënë, po bënim teste në shtëpi dhe gjithmonë rezultonin negative”, është shprehur Favell.

Ju mund të pëlqeni dhe këto