Rezultati i studimit/ Ky është lloji i trupit tek femrat që është më i prekshëm nga kanceri

Një studim i ri që është realizuar nga Kongresi i Shoqatës Evropiane të Mjekësisë në Madrid, ka zbuluar se ekziston një lloj i trupit femëror, që mbledh më shumë qeliza yndyrore dhe është më i prekshëm nga kanceri.

Në rezultatet e këtij studimi, është zbuluar se femrat që kanë trupin në formën e një molle, kanë 50% më shumë shanse që të preken nga kanceri, sidomos në mushkri dhe në zorrë.

Studiuesit kanë analizuar 5855 femra që kanë kaluar fazën e menopauzës për këtë studim, që ka nisur prej 1999, kohë në të cilën këtyre grave iu është matur masa totale e yndyrnës në trup, indeksi trupor dhe masa e dhjamit për secilën pjesë të trupit.

Pjesëmarrëset në këtë studim janë kontrolluar për 12 vite rresht për të parë nëse do të jepnin ndonjë shenjë kanceri.

Në fund të këtyre 12 viteve, u vu re se femrat që kishin shtuar më shumë peshë në pjesën abdominale, kishin 50% më shumë shanse që të prekeshin nga kanceri.

Duke u bazuar në këtë studim, rekomandohet që të shmanget obeziteti gjatë moshës së mesme, pasi është një pikë kyçe që femrat të mbrohen nga sëmundja e kancerit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto