Flower
Flower

Po i bëni dëm vetes, këto pije ju rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri e sëmundjet e zemrës

Studiuesit e Universitetit të Harvard kanë arritur në përfundimin se konsumimi i një pije energjike apo me sheqer, rrit në 31% shanset për të vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe në 50% shanset për të vdekur nga kanceri.

Në këtë studim që është udhëhequr nga Vasanti Malik, një kërkues shkencor në këtë fakultet, departamenti i ushqimit, janë testuar 80.647 femra dhe 37.716 që nga viti 1986 e deri në 2014, të cilët u pyetën për shëndetin e tyre çdo dy vite.

 “Rezultatet tona treguan se duhet të limitojmë pijet me sheqer dhe ti zëvendësojmë ato me ujë po lëngje të tjera, për të pasur një jetë sa më të gjatë”, është shprehur Malik.

Bazuar në rezultate, personat që konsumonin 2 ose më shumë pije me sheqer në ditë, kishin 21% më shumë shanse që të vdisnin para kohe. Ndërkohë 1-2 kanaçe në ditë rrisin shanset për vdekje të parakohshme me 14%.

Gjithashtu nga rezultatet e studimit, konsumimi i pijeve me sheqer rriste shanset për diabet dhe vdekje të parakohshme nga kanceri, si pasojë e çrregullimit të metabolizmit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto