Flower
Flower

Po flini pak gjumë? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj në këto raste

 

Zakonisht kur keni fjetur pak gjumë, ndjeni se përveçse sforcimit të trupit tuaj, ju mungon edhe kapaciteti që të mendoni gjëra.

Një studim i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit, transmeton lajmi.net

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.

Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.

Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.

Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto