Me ngrohjen globale rritet risku i prekjes nga virusi i rrezikshëm për jetën e njeriut

Shkencëtarët së fundmi kanë lëshuar alarmin se temperaturat në rritje të shkaktuara nga ngrohja globale, po sjellin zhvillimin e një virusi të quajtur “Candida auris”.

Sipas ekspertëve, këto kushte të motit do të bëjnë që virusi të mbijetojë brenda trupit të njeriut. Ky infeksion është shumë rezistent ndaj barnave.

Sipas “Daily Mail”, këto kërpudha janë identifikuar në Japoni para 10 viteve dhe për shkak të ngrohjes globale, janë përhapur dhe në vende të tjera.

Në SHBA, Venezuela, Indi, Spanjë, Gjermani e Norvegji, është parë rritja e këtyre kërpudhave që favorizojnë përhapjen e virusit.

Studiuesit e Universitetit të Maryland, kanë thënë se ajo çka është e pazakonshme për këtë lloj kërpudhe është përhapja e saj e shpejtë në 3 kontinente.

Ju mund të pëlqeni dhe këto