Kush është më efektive, alkooli apo sapuni për vrasjen e viruseve? Shkencëtarët japin përgjigjen

Gati çdo lloj virusi mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut. Megjithatë, shkencëtarët bëjnë të ditur se pavarësisht dezinfektuesve, larja e duarve me ujë dhe sapun herë pas here është gjithmonë më shumë efektive.

Virusi përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipikde, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.

Dhe duke ditur se sapuni ka aftësi që ta shkatërrojë shumë lehtë këtë membranë lipidike, bën të mundur që virusi të dobësohet e të vdesë.

Ndërkohë ndërtimi i virusit konsiston në 3 përbërës kryesorë siç është acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet.

Nëse në trupin e njeriut një qelizë e infektuar vdes, të gjitha viruset largohen duke tentuar të infektojnë qeliza të tjera, duke përfunduar në mushkëri dhe në sistemin e frymëmarrjes.

Kur dikush kollitet ose teshtin dhe nga goja ose hundët përhapen copëza virusesh që mund të përhapen deri në 10 metra në ambientin ku ju jeni. Por edhe pse këto copëza të vogla mund të thahen shpejt, virusi ka fuqinë të qëndrojë sërish aktiv. Dhe në këto moment lëkura e njeriut është një mjedis i duhur për mbijetesën e virusit.

Prandaj dhe larja e saktë e duarve me ujë dhe sapun është e domosdoshme, sepse sapuni përmban disa elemente yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, dhe ndikon në shpërbërjen e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto