Dallimet/ Ja nga ndryshon koronavirusi nga gripi sezonal

Bazuar në atë çfarë dihet deri tani, ja si dallon Koronavirusi nga Gripi:

Simptomat: Si gripi ashtu dhe Covid-19 janë viruse ngjitëse që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Simptomat tipike të gripit janë ethet, kollitja, dhimbje muskujsh, dhimbje koke ndërsa për COVID-19, mjekët ende po përpiqen të zbulojnë sa më shumë por deri më tani simptomat bazë janë ethet, kollitja dhe vështirësitë në frymëmarrje.

CDC vlerëson se mesatarisht rreth 8% e popullsisë së SHBA-së sëmuret me grip çdo sezon. Përsa i përket COVID-19, aktualisht ka 29 raste të prekura në SHBA. Virueset e reja si Koronavirusi janë gjithmonë me shqetësim për shëndetin publik, sepse nuk dihet shumë rreth tyre.

Transmetimi i virusit: Për të përcaktuar sa lehtë përhapet virusi shkencëtarët përdorin një masë që njihet si “numri bazë i riprodhimit”, ose R0. Me anë të këtij numri vlerësohet sa është numri mesatar i njerëzve që kapin virusin nga një person i vetëm i prekur. Gripi ka një vlerë R0 prej rreth 1.3 ndërkohë që për përcaktimin e R0 për COVID-19, studiuesit po punojnë ende. Megjithatë një studim i publikuar më 29 janar në “New England Journal of Medicine” vlerësoi se vlera R0 për Koronavirusin e ri ishte 2.2, që do të thotë çdo njeri i infektuar ka përhapur virusin në një mesatare prej 2.2 personash.

Përqindja e vdekshmërisë: Deri më tani në këtë sezon të gripit, rreth 0.05% e njerëzve me grip kanë vdekur në SHBA, sipas të dhënave të CDC. Nga ana tjetër, përqindja e vdekshmërisë nga COVID-19, është më e lartë. Në një studim të publikuar me datë 18 Shkurt në “China CDC Weekly”, përqindja e vdekshmërisë nga COVID-19 në Kinë është diku te 2.3%, pra shumë herë më e lartë se përqindja e vdekjeve nga gripi.

Kura: Ndryshe nga gripi sezonal, për të cilin ekziston një vaksinë mbrojtëse, nuk ka vaksinë për COVID-19. Megjithatë studiuesit në SHBA, Institutet Kombëtare të Shëndetësisë po përpiqen të zbulojnë një të tillë.

Burimi: “livesciene.com”

Ju mund të pëlqeni dhe këto