Vëmendje meshkuj: Këto detaje do t’i bëjnë femrat të çmenden pas jush…

Në ditët e sotme shkenca ka bërë studime dhe ka arritur në disa konkluzione se çfarë grave u duket e parezistueshme tek një mashkull.

Fillojmë nga ajo çfarë duket… kush mund t’i rezistojë një fytyre të bukur? Pamja fizike është një ndër faktorët por kur bije fjala te lidhjet afatgjata, kjo cilësi bie poshtë.

1.Sensi i humorit. Nëse pyesim një femër se çfarë pëlqen te partneri i saj, ajo gjithmonë do të përgjigjet Ai më bën për të qeshur. Nuk është lajm i ri që femrat dashurohen më lehtë me dikë që ka sens humori, por pse ndodh kështu? Sipas shkencës, sensi i humorit te meshkuj është edhe seksualisht shumë tërheqës, pasi tregon inteligjencë dhe kreativitet.

2.Marrja përsipër e rrezikut. Femrat do të zgjidhnin gjithmonë dikë që merr përsipër rrezikun dhe jo dikë që i shmanget rrezikut në çdo kohë. Kjo krijon adrenalinë dhe zgjon interes ndaj tyre. Sidomos nëse një mashkull përfshihet në përleshje fizike me një tjetër mashkull për të… dhe i mbron teksa ato po debatojnë me dikë dhe i japin të drejtë… Femrat do ju dashurojnë gjithmonë.

3.Altruizmi. Eh, kur vjen puna për lidhje afatgjata, si meshkujt ashtu dhe femrat duan që partneri i tyre të jetë altruist.
4.Një qen. Gratë dashurohen vërtet pas një mashkulli që mban një qen, kjo i jep femrës siguri në lidhjen e saj madje bën të mendojë se ka përballë një mashkull tërheqës.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto