Flower
Flower

Test/ Zgjidhni një nga letrat dhe merrni mesazhin e rëndësishëm për jetën tuaj

 

 

 

 

LETRA 1

Engjëjt ju kujtojnë se marrëdhënia juaj e thellë me universin varet vetëm nga ju. Sidomos në situata që duken më të vështira dhe të pakapërcyeshme. Jini harmonia e pastër, dëgjoni me kujdes njerëzit që janë përreth jush. Shpesh, të flasësh më pak dhe të dëgjosh më shumë është thelbësore.

Engjëjt ju këshillojnë dhe ju ftojnë për të mirëpritur situata negative, veçanërisht situata të vështira. Nëpërmjet dhuratës së të kuptuarit dhe vetëdijësimit, ne mund të evoluojmë si shpirtra superiorë. Përmes eksperimentimit të “ri” dhe kapërcimit të vështirësive të mëdha, ne kemi sukses në rigjenerimin e trupit dhe mendjes, në një mënyrë të habitshme.

LETRA 2 – PRANIMI

Është një moment shumë i rëndësishëm për ju: po kaloni një fazë të rëndësishme ndryshimi. Aktualisht, gjithçka duket kaq e paqartë, saqë ju bën shpesh të shqetësuar dhe të zhytur në mendime. Engjëjt na kujtojnë se ndryshimi radikal ndodh brenda shpirtit tonë: të ecim përpara dhe të kapërcejmë çdo lloj frike të brendshme, duhet të heqim dorë nga kujtesa e një të kaluare që ka ikur tashmë.

Udhëtimi juaj është ende i gjatë. Engjëjt ju këshillojnë që të dëgjoni veten tuaj në heshtje, për të pranuar qetësisht atë që nuk mund të ndryshoni. E kaluara e ka drejtuar kursin e saj, duke lënë peshën dhe peshat që rëndojnë shpirtin tuaj të ëmbël. Është koha për të arritur qëllimin tuaj të ardhshëm, duke i kushtuar vëmendje të ardhmes dhe duke synuar të lartësoni të tashmen.

LETRA 3 – PAQJA

Çfarë është “paqja” për ju? Engjëjt ju ftojnë për të reflektuar intensivisht. Çfarë ju bën të qetë? Çfarë mund të bëjë që ju të hiqni prizën nga gjithçka rreth jush? Nuk keni shumë kohë për veten kohët e fundit, apo jo? Engjëjt ju këshillojnë t’i kushtoheni personit tuaj, atij të jashtëm dhe atij të brendshëm (që vetëm ju e njihni.).

Paqja është një gjendje fizike, por edhe një gjendje mendore. Gjeni mirëqenien në natyrë, në qetësinë e gjërave, në thelbin e ekzistencës suaj. Kujdesuni për atë që jeni, me maturi. Dëgjoni anën e majtë të gjoksit tuaj, përqëndrohuni në rrahjet tuaja të zemrës, ndjehuni të lirë, të vërtetë dhe të gjallë. Kujdesuni për atë që jeni, ky është një udhëtim i mrekullueshëm dhe ju jeni pjesë e tij. Nevoja juaj e brendshme është të mësoni. Mësoni të doni veten. Dhe do të keni sukses.

Ju mund të pëlqeni dhe këto