Test: Na trego se si e mban celularin dhe zbulo një sekret për veten

Statistikat parashikojnë se do të ketë pothuajse 3 miliardë përdorues smartphoni deri në vitin 2020. Jo vetëm që ky fakt është interesant nga pikëpamja e përparimit të teknologjisë, por edhe nga ana psikologjike. Kjo për shkak se mënyra se si trajtojmë, veprojmë dhe lundrojmë në smartfonët tanë mund të zbulojë shumë tipare që nuk i dinim për veten tonë.

Vetëm me një dorë

Nëse shkruan apo rifreskon vazhdimisht kryefaqen vetëm me njërën dorë dije se
karakterizohesh nga një vetëbesim i lartë. Je i gatshëm të rrezikosh kurdoherë, me
zgjuarsi, gjë që mundëson realizimin e objektivave të tua. Por e gjitha kjo nuk vlen kur
bëhet fjalë për dashurinë. Në fakt ndodh krejt e kundërta. Të duhet kohë të kuptosh
nëse ia vlen ta vazhdosh një romancë apo jo. Përveç kësaj, përgjithësisht njerëzit të
shohin si jo shumë të shoqërueshëm dhe tepër të rezervuar.

Njëra dorë mban celularin, gishti i madh vepron mbi ekran

Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit tregon zgjuarsinë tënde. Je intuitiv, i arsyeshëm, inteligjent dhe i kujdesshëm. Mendohesh mirë para se të veprosh, logjikon gjithçka me kujdes dhe është tepër e vështirë që dikush të përtojë nga ty. Por mençuria zgjat derisa futen në lojë ndjenjat. Nxitohesh dhe merr vendime që e demtojnë rëndë marrëdhënien. Sikur të mos mjaftonte kjo, shndërrohesh në një qenie tepër paragjykuese kur vjen puna te dashuria.

Me të dyja duart

Dëshira jote për t’i bërë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur qëndron në krye të listës. Ekasiteti dhe gatishmëria për të marrë vendime krejt spontanisht janë dy cilësi që të identikojnë më së miri. Përshtatesh lehtësisht dhe vepron sipas kushteve apo situatave të reja. Por kur vjen puna te dashuria, gjërat ndryshojnë. Prej kokëfortësisë, nuk arrin të krijosh afrimitetin e duhur me personin që të pëlqen, gjë që e tremb dhe largon këtë të fundit.

Njëra dorë mban celularin, gishti tregues vepron mbi celular

Ky pozicionim i duarve lidhet drejtpërsëdrejti me kreativitetin. Zotëron pafund ide të reja që nuk nguron t’i hedhësh në zbatim. Të pëlqen të qëndrosh vetëm, t’i bësh mendimet bashkë dhe ashtu siç je të krijosh një kryevepër që do të mund të mahnisë botën. qoftë një pikturë apo roman, përgjithësisht krijimet e tua korrin sukses. Në marrëdhënie dashurore, kreativiteti shndërrohet në ndrojtje, gjë që ta vështirëson krijimin e raporteve të reja. Megjithatë, nëse dikush arrin të depërtojë brenda teje do të dashurohet marrëzisht pas personalitet tënd.

Ju mund të pëlqeni dhe këto