Test/ Imazhi që zgjidhni do t’iu tregojë si t’i jepni fund problemeve

  1. Lini pas marrëdhënie jo të shëndetshme

Në të kaluarën keni jetuar një periudhë në të cilën ndjeheshit e vetmuar, e izoluar dhe e braktisur nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju tani po përpiqeni të kultivoni marrëdhënie që nuk janë të mira për ju. Ndonjëherë ju shikoni vetëm të mirën tek njw person dhe as nuk vini re se mbizotëron e keqja. Gjithçka që ju duhet për të përmirësuar karma tuaj është të luftoni për lidhje të mira. Harrojeni frikën joreale për të qenë plotësisht vetëm nëse nuk keni shumë njerëz rreth jush dhe përqendroheni te ata njerëz që janë të çmuar për kohën tuaj.

  1. Ndaloni së dyshuari në vetvete dhe sabotimi i qëllimeve tuaja

Ju mund ta keni parë veten të përballur me shumë situata të vështira dhe vendimet e paqëllimta nga ana juaj vetëm i kanë pwrkeqwsuar rezultatet. Ajo që mund të mos e dini për momentin është se këto gabime kanë ndodhur vetëm sepse nuk keni besuar në veten tuaj. Është koha për të bërë një hap prapa dhe të mendoni mirë për vendimet tuaja. Analizoni të gjitha vendimet dhe veprimet e suksesshme dhe përpiquni t’i shndërroni ato në një shembull për situatat e ngjashme në vijim. Gjithashtu, ndaloni së kërkuari këshilla nga të tjerët dhe përqendrohuni në ato që ju nevojiten vërtet.

  1. Filloni t’i besoni të tjerëve

Po, keni qenë viktimë e shumë njerëzve dhe shumë herë keni qenë të parespektuar. Ju qëndroni në një distancë të sigurt nga të gjithë dhe nuk dini kujt t’i besoni. Por është koha për të hequr qafe këtë karma të keqe duke tërhequr njerëz që në të vërtetë ju kuptojnë. Thjesht  kushtojini vëmendje intuitës suaj dhe filloni t’i besoni njerëzve që me të vërtetë ju tregojnë dritën e duhur. Shenjat janë të lehta për t’u njohur, thjesht duhet të filloni të besoni se po merrni vendimin e duhur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto