Këshilla të vlefshme, disa mënyra si ta reduktoni stresin në kushte shtëpie

Kur ne ndjehemi në këtë mënyrë dhe emocionet negative na pushtojnë, duhet të marrim kohë dhe të praktikojmë këto 10 gjëra për të ulur stresin, edhe në shtëpi.

Stresi na dobëson

Kur ndjehemi të stresuar, trupi prodhon kortizol i cili ul efikasitetin e antitrupave dhe e bën trupin tonë më të brishtë. Për mirëqenien fizike dhe mendore duhet të zvogëlojmë stresin përpara se t’i bëjmë dëm vetes.

Dielli

Dilni në ballkon, qëndroni atje për të paktën njëzet minuta çdo ditë, të gjitha ditët. Rrezet e diellit që ngrohin fytyrën tuaj dhe cicërimat e zogjve do të zvogëlojë stresin dhe do t’ju lejojnë të çlodheni mendërisht.
Frymëmarrja

Duket e parëndësishme por frymëmarrja ndihmon në çlirimin e tensionit të tepërt. Nëse ndihemi afër një sulmi paniku ose ankthi, përqendrohuni në frymëmarrjen diafragmatike.

Ushtrime në shtëpi

Bëni sport në shtëpi. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vrapim në vend, ushtrime barku ose zumba, ushtrimi sportiv prodhon endorfinë që zvogëlon hormonet e stresit.

Ushqimi

Disa ushqime janë në gjendje të zvogëlojnë veprimin e kortizolit, hormonit të stresit. Midis këtyre janë toni, salmoni, spinaqi dhe çokollata e zezë. Koha për të shkuar tek soba.

Meditimi

Meditimi është padyshim një nga teknikat më të mira për uljen e stresit. Meditimi në këtë kuptim mund t’ju ndihmojë të gjeni mirëqenie falë njohurive të thella të gjendjeve mendore.

Muzika

Dëgjimi i muzikës prodhon dopaminë, një hormon i klasifikuar si ai i lumturisë dhe mirëqenies. Çdo ditë, mbase ndërsa jeni duke gatuar ose rregulluar shtëpinë, futuni në listën tuaj të preferuar për muzikë dhe shkëputuni nga çdo gjë tjetër.

Pozitiviteti

Mbajtja e një qëndrimi pozitiv dhe funksional ndihmon në kontrollin e stresit. Le t’i lëmë mënjanë instinktet dhe impulset tona dhe të mendojmë së brendshmi për të kuptuar më mirë situatat përreth nesh.

Puthni më shumë

Pavarësisht nëse është partneri apo fëmijët tuaj, por edhe një qenush me katër këmbë, mbushni me puthje ato që doni, shkruan bota.al. Është një ilaç i sigurt për prodhimin e hormoneve të lumturisë dhe uljen e stresit.

Mos harroni të qeshni

Një qëndrim pozitiv mund të jetë i dobishëm në parandalimin e stresit. Buzëqeshja është e mirë për shëndetin, stimulon zemrën dhe rrit endorfinën dhe pastaj, le ta themi, na bën më të bukur. Prandaj mos harroni asnjëherë të qeshni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto