Flower
Flower

E thotë shkenca, këto janë 10 femrat më të bukura në botë

Gjithçka rreth kësaj teme bazohet në filozofinë e lashtë greke të quajtur proporcioni Phi, të cilën Julian De Silva, profesor, e ka përdorur bashkë me ndihmën e sistemeve kompjuterike për të përcaktuar se cilat femra të njohura e kanë proporcionin ideal të fytyrës dhe simetrinë e duhur.

Përderisa standardet e bukurisë dallojnë nga kultura në kulturë, kjo metodë është interesante për përcaktimin e linjave të përsosura dhe tregon se përse disa femra janë më të bukura se tjerat.

Amber

Pra, me ndihmën e kësaj metode, shkenca ka përpiluar një listë me dhjetë femrat më të bukura, ku Amber Heard është renditur në maje të listës me një përqindje të përsosmërisë së simetrisë të fytyrës prej 91.85 për qind, përderisa Helen Mirren është renditur e gjashta, ndërsa Marilyn Monroe e nënta.

“Me teknologjitë e reja, ne kemi zgjidhur disa mistere sa i përket asaj se si e definojmë bukurinë fizike dhe rezultatet tregojnë se disa aktore dhe modele të njohura kanë karakteristika të fytyrës të cilat i përafrohen parimeve të lashta greke sa i përket perfeksionit”, ka treguar Dr. De Silva.

Sidoqoftë, sipas grekëve të lashtë dhe shkencës, këto janë dhjetë femrat më të bukura në botë, të renditura sipas përqindjes së përsosmërisë së fytyrës:

Amber Heard – 91.85%.
Kim Kardashian 91.39%
Kate Moss 91.06%
Emily Ratajkowski 90.8%
Kendall Jenner 90.18%
Helen Mirren 89.93%
Scarlett Johansson 89.82%
Selena Gomez 89.57%
Marilyn Monroe 89.41%
Jennifer Lawrence 89.24%

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto