Doni të ndaheni por s’dini si? Sipas shkencës, kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë “Mirupafshim” partnerit!

Bazuar në disa kërkime nga Universiteti Brigam Jang në Utah, shkencëtarët studiuan mënyrën më të mirë shkencërisht, për t’i dhënë fund një lidhjeje. Profesorët linguistikë, Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabamës së Jugut zbuluan, se kur njerëzit marrin lajme të këqija, ata duan t’ia thuash “troç”, mos t’i bini “rreth e rrotull”.

“Një shprehje e menjëhershme, ‘dua të ndahem nga ti’, mund të jetë shumë e drejtpërdrejtë. Por gjithçka që ju nevojitet është ta nisni me, ‘duhet të flasim’, për t’i dhënë disa sekonda kohë personit tjetër që të kuptojë se do të dëgjojë një lajm të keq”, thotë Manning.

Pra, mënyra më e mirë për t’u ndarë me dikë është që t’ia thoni shkurt.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto