Një sallatë që mund ta konsumosh kurdo

Shtojini sallatës vezë dhe proshutë! Proshuta i jep një shije të kripur dhe të tymosur, ndërsa veza e skuqur të ngop, duke bërë që të mos kërkoni më ushqim.

Proshuta e skuqur është sekreti i kësaj sallate me spinaq, që dietologët nuk do e rekomandonin kurrë, por që është shumë e shijshme dhe ia vlen ta provoni të paktën një herë. Për më tepër, për këtë sallatë përdoren vetëm 4 feta proshutë, që nuk janë edhe aq shumë.

Përgatitja:

Skuqni 4 feta proshutë dhe ndajini në copa.
Skuqni vezën sy aty ku skuqët edhe proshutën.
Sallatës me spinaq hidhini domate, qepë të grirë, uthull, mustardë, kripë dhe piper.
Në fund, hidhni sipër sallatës vezën sy.

Ju mund të pëlqeni dhe këto