Një picë që ndoshta s’e keni provuar kurrë

Vera nuk ju lë ta teproni me ushqime të yndyrshme dhe me shumë kalori, por ju i dëshironi shumë? Atëherë, ju sugjerojmë diçka krejt të veçantë.

Secili nga ne ka ide të ndryshme për një picë të shijshme, por pica me bostan është ajo më e shëndetshmja dhe më me e shijshmja për këtë verë.

Kivi, rrush, mollë, portokall, çfarë ju pëlqen më shumë? Përdorini të gjitha frutat tuaja të preferuara në një picë me shalqin. Prijeni shalqinin në atë formë për të bërë bazën e picës. Me një prerëse picash ndajeni atë në racione me forma trekëndëshe dhe në secilën prej tyre vendosni frutat tuaja të preferuara të prera hollë. Tani ketë recetë ndajeni me familjen dhe miqtë tuaj dhe do ta shikoni se do të mbetën shumë të kënaqur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto