Një akullore që ju freskon dhe ju sjell në qejf

Ju mësojmë të bëni një akullore në shtëpi, por që mund ta hani vetëm me partnerin. Kjo akullore nuk është për fëmijët, pasi përmban alkool.

Përbërësit:

3 përbërësit kryesorë që ju duhen: çaj pjeshke i ëmbël, pije alkoolike sipas dëshirës dhe pjeshkë (ose nektarinë).

Përgatitja:

Zhytni disa copa pjeshke ose nektarine në një enë të mbushur me pijen alkoolike dhe lërini aty për disa orë që ta thithin mirë alkoolin.
Hiqini nga ena pjeshkët dhe futini në formën e akullores.
Më pas, mbushni format ku janë brenda pjeshkët me çajin e ëmbël të pjeshkës.
Futini në ngrirje format.
Pas disa orësh, kjo akullore do të jetë gati për t’ju freskuar dhe për t’ju sjellë në qejf.

Ju mund të pëlqeni dhe këto