Niset misioni i parë hapësinor nga Kina dhe India, udhëtohet drejt planetit Mars

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e kraterit’ Korolev ‘në mars, ku do të bëhet misioni i parë hapësinor i Indisë në planet më 15 korrik, ndërsa një tjetër mision, ai i Kinës, ka të njëjtin destinacion, por më 20 deri 25 korrik.

Krateri 82 km i gjerë ndodhet në pjesën veriore të planetit të kuq, në jug të dunës së madhe Olimpia Undae, fusha që rrethon pjesërisht pjesën polare veriore të Marsit. Ai është një krater i mirë ruajtur, dhe i mbushur me ujë të ngrirë për gjithë vitin. NASA thotë se thellësia e kraterit është 2 km dhe në të gjendet një shtresë 1.8 km e trashë, që konsiderohet edhe rezervuari më i madh i akullit jo polar në Mars.

Mësohet se uji i ngrirë është i përhershëm në kraterin Korolev, sepse pjesa më e thellë e tij vepron si një ftohës natyral. Krateri ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit të raketave Sergei Pavlovich Korolev, që konsiderohet edhe babai i teknologjisë hapësinore ruse. Korolev zhvilloi raketën e parë ndërkontinentale ruse R7, shtytësja e raketave moderne Soyuz që veprojnë edhe sot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto