Nëse keni këto shena do të thotë se…

Nëse trupi juaj ka mungesë proteinash do të keni shenjat si më poshtë:

Ndjesia e urisë

Është e zakonshme të ndiheni gjithmonë të uritur nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina. Filloni të konsumoni ushqime me përmbajtje proteinike në çdo vakt!

Ënjtje të trupit

Nëse e ndjeni trupin të ënjtur mund të jetë si pasojë e mungesës së proteinave në trup. Në raste të tilla është mirë të kontrolloni gjendjen dhe nivelin e proteinave.

Lodhje

Mungesa e energjisë është një tregues se trupit tuaj i mungon sasia e nevojshme e proteinave.

Rënie e flokëve dhe thonj e lëkurë delikate

Flokët kanë nevojë për proteina për tu forcuar dhe rritur. Po ashtu dhe thonjtë e lëkura! Nëse vini re tek vetja dobësim të thonjve, lëkurë të zbehtë dhe rënie flokësh, bëni kontrollet e duhura!

Plagë të pashërueshme

Nëse jeni vrarë dhe nuk jeni shëruar në një kohë të konsiderueshme, mund të jetë për shkak të mos ushqyerit me proteina. Për rigjenerimin e shpejtë të muskujve dhe plagëve të ndryshme, sigurohuni që të shtoni proteinat gjatë vaktit tuaj.

Pagjumësi

Nëse keni probleme me gjumin, ka gjasa të keni dhe mungesë proteinash. Proteinat që marrim nga ushqimi që konsumojmë, veprojnë si blloqe ndërtimi për triptofanin, një aminoacid që ju ndihmon të bëni gjumë më të mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto