Mjekët nuk ia gjenin dot sëmundjen nga e cila vuante, 18 vjeçarja studion mjekësi dhe arrin të diagnostikojë veten

Israa Al-Tayeh është një vajzë 18 vjeçare nga Jordania, e cila që prej fëmijërisë së saj ka vuajtur nga dhimbjet e forta të kyçeve dhe gjendje të fikti të vazhdueshme.

Ndonëse bëri shumë kontrolle mjekësore prej moshës 10 vjeçares, asaj nuk iu dha një diagnozë nga mjekët. Kështu, 18 vjeçarja vendosi të studionte mjekësi dhe ka arritur të zbulojë sëmundjen nga e cila vuan.

Israa vuan nga sindroma Ehlers Danlos, një sëmundje e rrallë që prek 1 në 20 mijë persona në botë dhe ka të bëjë me indet lidhëse të trupit, duke shkaktuar simptoma si problemet me nyjet, lëkurën dhe sistemin tretës.

Israa Al-Tayeh

Për shkak të problemeve me stomakun, mjekët duhet t’i vendosin vajzës një tub ushqyes të lidhur me zorrën e hollë.

“Kam marrë ushqime dhe ilaçe të veçanta nga Amerika për gjendjen time dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga terri”, tha Israa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto