Me 700 lekë kilja, njihuni me frutin që është duke bërë kërdinë në Shqipëri

Ai njihet si një prej frutave më të shëndetshme në botë për shkak të efekteve pozitive që ka në organizmin e njeriut.

Ky frut quhet aronia, i cili nuk njihet shumë nga shqiptarët dhe kultivimin e saj për herë të parë në vend e sollën dibranët.

Në një intervistë për Ora News, Zija Keshi, nga Maqellara e Dibrës, tregon se me këtë frut u njoh teksa ishte në emigrim dhe pasi u kthye në Shqipëri, vendosi të merrej seriozisht me kultivimin e tij.

Numri i kultivuesve po rritet për shkak se fruti ka treg të siguruar dhe një çmim që shkon në 700 lek për kilogram.

 “Merruni me këtë lloj biznesi. Është shumë fitimprurës. Ky është viti i dytë i prodhimit. Vjet mora 12 kuintalë dhe i kam shitur 7 mijë lekë kg. Jam shumë i kënaqur”, është shprehur Zijai, duke u thënë fermerëve që të kultivojnë këtë frut.

Aronia është një prej frutave me nivelin më të lartë të antioksidantëve, ndaj lëngu ose çaji i anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij, problemeve me stomakun dhe ato të veshkave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto